Itali- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi gjatë një kontrolli i është gjetur një sasi prej 6 kg droge. Sipas mediave italiane, kokaina e sekuestruar nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e 1 milion e gjysmë Eurove.

Karabinierët kanë ushtruar kontroll në tragetin i cila vinte nga Livorno ku udhëtonte shqiptari së bashku me partneren e tij dhe vajzën.

Ata u u bënë dyshues, pasi 43 vjeçari shqiptar u bë nervoz teksa ata nisën të kontrollonin makinat që po zbrisnin nga trageti që mbërriti në Golfo Aranci. Gjatë kontrollit në automjet karabinierët gjetën 6 kg kokainë dhe 16 gramë heroinë. Në pranga ra shqiptari me inicialet B.O, ndërsa partnerja e tij rumune dha vajza u lanë të lira./tvklan.al