Policia italiane vuri në pranga 43 – vjeçarin shqiptar Betim Xeca, pasi u kap në flagrancë me më shumë se 380 gramë drogë e llojit heroinë. Shqiptari u arrestua nga karabinierët e Krotonës, ndërsa ishte në drejtim të një automjeti tip Fiat Panda i bardhë.

Ai kishte tërhequr vëmendjen e patrullave të policisë pasi kishte bërë disa manovra të dyshimta.

Pas ndalimit nga policia, 43 – vjeçarit iu gjet një sasi heroinë në trup, e mbështjellë me qese celofani, si edhe një sasi tjetër të fshehur në një zarf poshtë ndenjëses së pasagjerit.

Agjentët italianë gjetën gjithashtu një tjetër dozë të fshehur në një pemë pranë vendit ku qarkullonte shqiptari. Ndërkohë u dha edhe urdhëri i kontrollit në shtëpinë Xecës në Isola di Capo Rizzuto.

Mbi Betim Xecën rëndon akuza shpërndarjes së lendëve narkotike.

Tv Klan