Itali- Një shqiptar është arrestuar nga karabinierët e Fermos.

30- vjeçari emri i të cilit nuk bëhet i ditur është vënë në pranga gjatë një kontrolli rutinë të policisë italiane.

Teksa karabinierët po kontrollonin automjetin tip Fiat Panda, është gjetur një sasi prej 400 gram kokaine e pastër, e cila kapte vlerën e 100 mijë Eurove.

Gjithashtu ata kanë sekuestruar një peshore dhe një telefon, ku ky i fundit mund të çojë hetuesit për të zbuluar dhe persona të tjerë që mund të jenë të implikuar në trafikun e drogës.

/tvklan.al