Një i ri shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi është kapur me 3.5 kg kokainë e pastër.

Në pranga ka rënë Elton Barameta, 28 vjeç. Operacioni për arrestimin e shqiptarit është bërë nga policia e Piacenza-s në bashkëpunim me atë të Reggio Emilia. Mediat italiane raportojnë se 28- vjeçari kishte një muaj që jetonte në Piacenza.  

Gjatë kontrollit, agjentët i gjetën sasinë e kokainës e cila nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e 250 mijë Eurove dhe sipas policisë, ishte e destinuar jo vetëm të plotësonte kërkesat e tregut Emilia, por edhe atë të Lombardisë së Poshtme, midis Lodi, Kremona dhe Mantua.

 28-vjeçarit gjithashtu i janë gjetur me vete dhe 30 mijë Euro që policia i konsideron të ardhura të përfituara nga shitja e drogës. “Ai nuk ishte shitës me pakicë, por furnizonte tregun” shprehet shefi i policisë në Piacenza Filippo Sordi Arcelli./tvklan.al