Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Pescara duke transportuar lëndë narkotike të llojit kokainë.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari u ndalua për kontroll nga policia pas sjelljes së tij të dyshimtë.

Gjatë kontrollit në automjet, Guarda di Finanza zbuloi një kilogramë kokainë. Lënda narkotike ishte vendosur brenda një kutie të fshehur në pjesën e motorit të makinës. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për transport të lëndëve narkotike.

Sipas policisë italiane, vlera e kokainës do të kapte një vlerë prej 200 mijë Euro nëse do të shitej me pakicë.

/tvklan.al