Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij i është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit, kokainë.

Në pranga ka rënë 39- vjeçari Detjon Ramaj banues në Savona, Itali.

Karabinierët kanë zhvilluar gjatë natës një aksion për të luftuar trafikimin e lëndëve narkotike dhe kanë ndaluar një automjet ku ishte dhe shqiptari Ramaj.

Gjatë kontrollitata kanë pasur dyshime dhe më pas kanë shkuar dhe në shtëpinë e 39- vjeçarit, i cili jetonte me gruan dhe fëmijët.

Nga kontrolli është sekuestruar një sasi kokaine e fshehur mes rrobave në dollapin e dhomës së gjumit.

Sipas mediave italiane shqiptari është një emër i njohur për autoritetet italiane, pasi është kapur më parë për trafik droge./tvklan.al