Kapet skafi me 5 mln euro drogë, në pranga 2 shqiptarë

Kapet skafi me 5 mln euro drogë, në pranga 2 shqiptarë

08:34 09/10/2018

Rreth 557 kilogramë marijuanë janë sekuestruar në brigjet e Brindizit nga Guardia di Finanzia. Në pranga kanë rënë dy skafistë shqiptarë, të cilët po e transportonin drogën drejt shteit fqinj.

Sipas mediave, dy shqiptarët identiteti i të cilëve nuk është bërë publik, janë të moshës 32 dhe 27-vjeçare dhe sapo kanë parë forcat detare italiane janë munduar të largohen duke hedhur ngarkesën në ujë.

Pas një ndjekje në det, autoritetet bvënë të mundur sekuestrimin e marijuanës e cila ishte ndarë në 24 pako të mëdha. Mediat shkruajnë se nëse do të nxirrej në treg prej drogës do të përfitoheshin rreth 5 milionë euro.

Që nga fillimi i këtij viti nga Guardia di Finanza e Puglia-s janë sekuestruar më shumë se 16 tonë marijuanë, janë arrestuar 39 skafistë dhe janë bllokuar 16 mjete lundruese./abcnews.al

Të ngjashme
UKT