Një motoskaf i ngarkuar me 760 kilogramë kanabis është kapur pasditen e sotme në Vlorë, falë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza.

Mjeti lundrues u kap rreth orës 16:30, 23 milje larg Karaburunit në det të hapur.

Në motoskaf gjendeshin dy italianë dhe një shqiptar, të cilët për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë e hodhën lëndën narkotike në det.

Pavarësisht tentativës ata u arrestuan nga policia. Në pranga përfunduan 32 – vjeçari A.Q nga Vlora, si dhe dy italianët nga Brindisi, 48 – vjeçari F.O. dhe 59 – vjeçari D. L.

Pas grumbullimit të drogës rezultoi se pesha e saj totale ishte 760 kilogramë, e ndarë në 43 pako të mëdha.

Aktualisht policia vijon punën për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në dy vendet./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”126″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]