Elton Metaj, 31-vjeçari që vrau mbrëmjen e së premtes ish-bashkëshorten e tij 25-vjeçare është vënë në pranga nga policia. Autoritetet kanë njoftuar këtë të shtunë se arrestimi i të riut u bë pas 3 orë ndjekjesh në kushte të vështira për shkak të errësirës dhe rrezikshmërisë së lartë që kishte sepse ishte i armatosur.

Metaj ishte përpjekur që të fshihej në një zonë të pyllëzuar në Peshtan, por arratia i zgjati shumë pak. Ndaj tij rëndon akuza e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare. 31-vjeçari Metaj ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, kundërshtim i forcave të policisë dhe dhunë në familje.

Elton Metaj shkoi mbrëmjen e së premtes në shtëpinë e ish-vjehrrit të tij në Zhupan të Fierit. Aty qëlloi me automatik ish-gruan Sabina Benga, e cila ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Siç ka bërë me dije vëllai i viktimës, e reja është qëlluar kur po hante bukë. /tvklan.al