Një ish-komandant paraushtarak serb është dënuar me 15 vjet burg për “krime lufte”.

Dragan Vasiljkovic, i cili njihej edhe si “Kapiteni Dragan” është akuzuar për torturimin e disa të burgosurve dhe për një sulm në një fshat gjatë luftës kroate për pavarësi, në fillim të viteve 1990.

Ai kishte jetuar në Australi, ku kishte marrë edhe nënshtetësinë, para se të ekstradohej në Kroaci në vitin 2015.

“Kapiteni Dragan” u dënua nga një gjykatë me 15 vjet burg në Split, të martën e 26 Shtatorit. Gjykata vendosi se Vasiljkovic kishte urdhëruar vartësit e tij të torturonin ushtarët kroatë, të burgosur në një burg të improvizuar që ai e kishte ndërtuar në një nga zonat me rebelë serbë në Knin.

Ai u shpall fajtor edhe për orkestrimin e një sulmi në qytetin Glina në Kroaci, ku vrau dy civilë dhe detyroi të tjerët të largoheshin nga vendi.

“Kapiteni Dragan” u arrestua në Australi në vitin 2006, ku kishte jetuar dhe punuar si një trajner golfi me emrin Daniel Snedden./tvklan.al