Pasi kuqezinjtë pësuan dy gola në ndeshjen që “çel siparin” e Kombëtares drejt Botërorit 2026, kapiteni i skuadrës Berat Gjimshiti tha se ishte pikërisht kualiteti i kundërshtarit që krijoi vështirësi të mëdha në fushë.

“Të them të drejtën është shpejt për ta vlerësuar apo analizuar taktikën, por vërejta që ishte thellësia e lojtarit si Bellingham, ka prekur shumë topa, ajo na ka futur në vështirësi, me një lëvizje nxjerr gjithë mbrojtjen jashtë”, u shpreh Gjimshiti për Tv Klan.


Ai shtoi se hyrja e Armando Brojës në lojë motivoi ekipin, por gjithçka u përcaktua me golin e dytë.

“Sidomos nga minuta e ’60 lojtarët morën vetëbesim, me hyrjen e freskët të Brojës, na dha një motivim…”

“Besoj që kemi akoma kohë, është vetëm një ndeshje. Sigurisht Anglia është favorite, duhet të fokusohemi te ndeshja e radhës. Ta analizojmë sigurisht, por duhet ta harrojmë sa më shpejt dhe të fokusohemi te ndeshja e radhës”, përfundoi ai referuar sfidës me Andorrën, më 24 Mars.

/tvklan.al