Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të pezullojë çështjen ndaj Gentian Malindit.

Ai akuzohet se porositi 137 kilogramë kokainë në Ekuador e cila u zbulua në Portin e Pireut ku ngarkesa u zëvendësua me oriz nga autoritetet për të vijuar drejt Durrësit.

Pezullimi erdhi për faktin se prej Shtatorit të 2019-s kur u zbulua droga, Malindi ndodhet në arrati dhe prej tij ka një masë “arresti me burg”.

Aktualisht në qeli janë Altin Myslihaka dhe Adrian Bega, të konsideruar si bashkëpunëtorë në këtë rrjet të trafikut.

Tv Klan