Gjykata e Durrësit vendosi të lërë në arrest me burg Nazif Ajroski shoferin 40-vjeçar të kamionit ku të premten u zbuluan 324 kg kokainë në portin e Durrësit. Ajroski me shtetësi maqedonase ka mbajtur të njëjtin qëndrim përpara togave të zeza duke mohuar të ketë dijeni mbi sasinë e kokainës e cila u gjet e fshehur në serbratorin e kamionit të ngarkuar me materiale ndërtimi.

Ai ka pohuar se detyra e tij është të mare dhe të çojë kamionin në destinacionet që i cakton kompania dhe jo të merret me ngarkesat që ndodhen në brendësi të kamionit.  Por ndryshe nga deklaratat e shoferit të kamionit organi akuzës tha ka prova dhe dyshime që Ajroski mund të ketë dijeni për ngarkesën e paligjshme në kamion e cila ishte fshehur jo në pjesën e ngarkesës së vulosur por në trupin e kamionit.

Kamioni i cili kalonte tranzit nga Maqedonia në drejtim të portit të Durrësit kishte si destinacion Napolin e Italisë. Dyshimet për drogën u krijuan aty për aty nga efektivët e Task-Forcës që e kaluan për një kontroll të detajuar në vijën e dytë në dalje kamionin me targa të Maqedonisë së Veriut.

Ku gjatë kontrollit fillimisht me skaner, ndërsa me pas kontroll fizik, autoritet gjetën në serbatorin e mjetit dhjetëra pako të mbushura me kokainë mbi të cilat ishin stampuar marka të kompanive të njohura të veshjeve dhe parfumeve.

Prokuroria dyshon se për çdo logo i përkiste një grupi kriminal që ishte në pritje të dërgesës me kokainë në Napoli, megjithatë hetimet sapo kanë nisur dhe nga ana e autoriteteve shqiptare është kërkuar informacion nga autoritet maqedonase dhe italiane.

Tv Klan