Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas operacionit të policisë që përfundoi me kapjen e një sasie rekord kokaine. Në një deklaratë për mediat, ministri ka thënë se Kosova nuk do të jetë më streha e kriminelëve.

Sveçla duke falenderuar institucionet që morën pjesë në këtë operacion ka thënë se nuk do të ketë kompromis me krimin.

Sot gjatë një aksioni të koordinuar me institucionet e partnerëve tanë, Policia e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar, kokainë. Falenderoj institucionet e partnerëve tanë aleat që ndihmuan në këtë zbulim dhe përgëzoj pjesëtarët e Policisë së Kosovës për kryerjen e shkëlqyeshme të detyrës së tyre.

Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj do të jetë e pa kompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit. Republika e Kosovës nuk do të jetë më streha e kriminelëve”, është kjo deklarata e ministrit.

Sasia e kokainës kapur nga Policia e Kosovës është 400 kilogram dhe ishte e fshehur në një kamion që do të transportonte mish. Në operacion kanë marrë pjesë dhe autoritetet shqiptare dhe ato italiane dhe ato shqiptare./tvklan.al