Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, në një deklaratë për mediat ka reaguar rreth kokainës së kapur sot.

Llugaliu është shprehur se  është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokaine, por nuk ka thënë detaje pasi thotë se janë autorizuar që të mos tregojnë asgjë pasi hetimet po i kryen ende policia.

Është e vërtetë se sot, siç është raportuar në media, është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e kokainës, por ne jemi të udhëzuar që të mos nxjerrim informata, nuk jemi të autorizuar për pjesën e hetimit që e bën policia, kështu që nuk mund të japim informata në lidhje me këtë”, tha ai.

Kjo deklaratë vjen pas operacionit mes policëve të disa vendeve që është përfunduar me sekuestrimin e rreth 400 kilogramëve kokainë. Ndërkohë pritet një reagim nga Policia dhe Prokuroria e Kosovës./tvklan.al