Lajme të këqija, të paktën për ata që jetojnë në Britani, pasi autoritetet atje kanë lëshuar alarmin për stuhi përgjatë fundjavës.

Kapriçot e motit këtë vit kanë rezervuar surpriza të shumta, me ditë të nxehta e më pas stuhi thuaje në të gjithë Europën.

Kështu edhe në Britani, teksa java e shkruar ishte me diell, ditët që do të vijnë do të sjellin mot me stuhi. Pjesa më madhe e jugut të Anglisë dhe Uellsit pritet që të rrezikohen nga përmbytje dhe dëmtime për shkak të rrufeve apo erërave të forta.

Edhe veriu i vendit pritet që pasditen e së dielës të preket nga moti i keq.

/tvklan.al