Lejohet vetëm kalimi i punëtorëve sezonal

Pika e kalimit kufitare në Kapshticë do vijoje të jetë e mbyllur deri më 3 Korrik. Situata jo e mirë nga pandemia e Covid-19, në shtetin fqinj, ka çuar në shtyrjen e afatit të mbylljes të kësaj pike kufitare nga ana e palës greke.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, do jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

Sipas autoriteteve greke, lejohet kalimi për 400 persona në ditë, bëhet fjalë vetëm për punëtorët sezonale me leje pune.

Mjetet si autobusë, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojnë.

Tv Klan