Dhjetëra emigrantë mbeten në tokën neutrale

Më tepër se 100 emigrantë nuk kanë mundur të kalojnë në Greqi këtë të premte, pasi kuota është plotësuar pak orë pas hapjes së kufirit.

Emigrantët që u bllokuan ditën e enjte në Kapshticë kanë kaluar të gjithë, ndërsa ata që erdhën gjatë mëngjesit e gjetën kuotën të plotësuar.

Një pjesë e emigrantëve janë kthyer pas nga policia kufitare,për shkak të mungesës së testit Covid, por edhe formularit PFL, për të cilën shumë qytetarë thonë se nuk kanë qenë në dijeni.

“S’ia kemi pas haberin fare për aplikimin. Tani vonë e morëm vesh. Nesër tani”.

“Kur erdhëm këtu, morëm vulën këtu, shkuam te greku, greku tha mbrapsht. Nuk e dinim ne”.

“Ne nuk e dinim, tani do shkojmë të bëjmë tamponin. Ca të bëjmë”.

Emigrantët e bllokuar në tokën neutrale janë në pritje të një zgjidhje nga autoritetet e kufirit.

Tv Klan