Për të shkuar në Karaburun dhe Sazan të duhen dy mijë Lekë të reja. Me anije turistike mund të nisesh nga Porti i Vlorës. Por edhe Porti i Jahteve në Orikum, nga Rradhima madje dhe nga bregdeti i Himarës. Kjo nuk është e vetmja mundësi udhëtimi drejt ishullit.

Ata që disponojnë mjete private ujore, mjaftojnë të paguajnë tarifën hyrëse në kalatë. Në këtë anije po argëtohen 200 të rinj dhe të reja. Shumë turiste janë nga vende të ndryshme të botës. Orë të këndshme, emocione, muzikë.

Udhëtimi në drejtim të Gadishullit zgjati afro 35 min. 25 km larg qytetit të Vlorës, në rrugë tokësore, por që për turistët dhe pushuesit vendas nuk mund të ecin në këmbë apo me makinë. Rruga në drejtim të plazheve të Karaburunit është tepër e vështirë për shkak  relievit kodrinor të zonës

Prandaj zgjedhin anijet turistike. Gadishulli i Karaburunit ofron surpriza në çdo stinë. Peizazhi natyror, i gërshetuar me atë historik, e bënë atë një reliev befasues.

Bregdeti tepër i thyer, lëndinat që zbresin deri poshtë, afër vijës së ujit, gjiret e shumta dhe të fshehura, plazhet e virgjëra, janë disa prej elementëve, që pothuajse nuk i gjen askund tjetër në bregdetin shqiptar.

Investimet modeste në gadishull i kanë dhënë shtysë turizmit. Duhet më tepër shërbim dhe siguri në plazh. Këtu pushuesit qëndruan më shumë se tre orë. Shijuan dhe konsumuan ushqime tradicionale.

Pas gadishullit të Karaburunit, 35 minuta u deshën për në ishulli e Sazanit. Për shumë vite këtu ishte e ndaluar. 5.8 kilometër katrorë duket si një copëz e shkëputur nga gadishulli i Karaburunit. Relievi i portës hyrëse në Gjirin e Vlorës, ka një pozicion strategjik në detin Jon.

Legjendat thonë së aty janë zhvilluar beteja të ashpra për ta fituar territorin, madje gjiret e fshehta të ishullit u përdorën nga piratët, për të fshehur plaçkën e grabitur. Çdo periudhë ka lënë gjurmët e veta në ishullin e pabanuar, i cili prej vitit 2017 është çelur si destinacion turistik për turistët.

Pas një qëndrimi prej afro 90 minutash në ishullin e Sazanit është kthimi. Drejt Vlorës zgjati afro 1 orë e 20 minuta. Mes lojërave kreative dhe kërcimit, këta pushues bënë një udhëtim që do ta mbajnë mend gjatë.

Tv Klan