Zjarri në Karaburun nuk po ndalet. Sot në mëngjes duket se situata është njësoj si një ditë më parë dhe pse ushtria ka zhvilluar disa operacione për shuarjen e flakëve.

Nga pamjet e siguruara nga Klan News, shihet se flakët po avancojnë drejt fshatit Dukat. Në rrezik janë banesat aty pranë, pasi flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara dhe nga moti.

Pritet që sot në këtë zonë të ketë një operacion të gjerë si nga toka, por edhe nga ajri.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pas mbledhjes së Komitetit të Emergjencave deklaroi se Karaburuni është vatra më e rrezikshme dhe e gjithë vëmendja do të përqendrohet aty./tvklan.al