Karakteristikat e një gënjeshtari të “mirë”

Karakteristikat e një gënjeshtari të “mirë”

22:14 24/01/2020

Nuk është sekret që disa persona kanë një aftësi të madhe për të gënjyer. Po çfarë e bën një person një gënjeshtar “bindës”?

Sipas një studimi të kryer së fundmi nga Universiteti Mastrich në Holandë, gënjeshtarët e mirë zotërojnë një sërë karakteristikash të veçanta.

Nga rezultatet e studimit rezulton se 3 janë karakteristikat më të zakonshme që vihen re tek gënjeshtarët e mirë.

Së pari, studiuesit zbuluan se këta persona në jetën e tyre të përditshme gënjejnë shpesh.

Së dyti, ata i konsiderojnë gënjeshtrat e tyre pa pasoja dhe i përdorin shpesh mes miqsh dhe kolegësh përmes ndërveprimeve ballë për ballë.

Së treti, gënjeshtarët e mirë mbështeten mirë tek strategjitë verbale të mashtrimit.

Për sa i përket gjinisë, gënjeshtarë më të “mirë” janë meshkujt në raport me femrat./tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi