Banorët: E kemi të pamundur të përballojmë një tjetër mbyllje

Nisja e karantinës së dytë kombëtare nuk është pritur mirë në Paris. Qindra protestues dolën shesheve të kryeqytetit francez natën mes të enjtes dhe të premtes kundër masave ekstreme për frenimin e koronavirusit. Duke kërkuar liri, manifestuesit sulmuan disa biznese.

Nuk duam të mbyllemi në karantinë. Na ka ardhur në majë të hundës shtetrrethimi dhe çdo gjë. E kuptojmë që bëhet fjalë për virusin, por nuk lejojmë të na marrin peng. Kjo është e tepërt”.

Shumë qytetarë u nisën për në shtëpitë e dyta jashtë Parisit. Sipas tyre mbyllja e dytë në shtëpi në Paris është psikologjikisht e papërballueshme. Dyndja futi në kaos trafikun në autostradat hyrëse.

Numri i të infektuarve vijoi rritjen edhe këtë 24 orësh në shumë vende evropiane, me Italinë dhe Gjermaninë që shënuan rekorde të reja ditore. Numri i të prekurve në gjithë globin ka arritur në mbi 45.5 milionë, mes të cilëve 1.1 milionë kanë humbur jetën.

Tv Klan