Është një histori e pazakontë familjare, por medalistja e artë olimpike Rebecca Adlington në fotografitë e ndara është gjithë buzëqeshje ndërsa pozon me vajzën e saj, të dashurin e ri, ish-burrin e saj si dhe të dashurin e tij.

Rebecca dhe Harry, ishin ndarë pas 18 muajsh martesë dhe menjëherë pas ndarjes, ai e kishte pranuar biseksualitetin e tij. Këtë gjë e kishte mbështetur edhe ish-gruaja e tij, kështu që ai nuk do të rrinte vetëm të shtëpia e saj, por do shoqërohej nga i dashuri i tij i ri Michael.

Rebecca dhe Harry kanë një vajzë pesë vjeçare quajtur Summer dhe dashuria për të, ka bërë që ata të ndajnë të njejtën shtëpi gjatë bllokimit. Rebecca tha se edhe pse ndonjëherë ishte e sikletshme, ata u kuptuan shumë mirë dhe u shpreh se i ka pëlqyer shumë gjithë koha që kanë kaluar së bashku.

Në një intervistë ekskluzive për agjencinë The Sun, ajo tregoi se është shtatzënë dhe po pret një djalë me të dashurin e ri Andrew Parsons.

Gjithë kjo mbështetje e dashuri bëri që të krijohej një familje e çuditshme 5 antarëshe. Një nënë me vajzën e saj, të dashurin, ish-burrin dhe të dashurin e burrit. Megjithatë,  ata të gjithë ishin shumë të lumtur me praninë e njëri-tjetrit./tvklan.al