Periudha e karantinës ka ndikuar në marrëdhënien mes çifteve, edhe ata të showbiz-it nuk i kanë shpëtuar problemeve. Pak ditë më parë aktorja turke Tuba Büyüküstün i dha fund lidhjes 3-vjeçare me biznesmenin Umut Evirgen.

Një tjetër çift i njohur turk Çağatay Ulusoy dhe Duygu Sarışın i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Ata kanë qëndruar për një kohë të gjatë sëbashku në të njëjtën shtëpi gjatë karantinës.

Çifti i aktorëve janë njohur në serialin “I infiltruari” ku kanë luajtur bashkë dhe ka lindur raporti i tyre i dashurisë. Çağatay Ulusoy e njihni nga roli i Sarp, ndërsa Duygu Sarışın në rolin e Sema.

Sipas mediave turke, mësohet se Duygu Sarışın është kthyer në shtëpinë e saj duke e lënë Sarpin vetëm. /tvklan.al