Aktorja e njohur australiane, Naomi Watts duket se po has vështirësi të mëdha gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ajo së fundmi ka postuar në rrjetin e saj social Instagram një video, e cila tregon mjaft qartë ankthin, mërzitjen dhe dëshpërimin e saj.

Aktorja tregon se fshesa e saj me korrent, printeri dhe pjatalarësja u prishën të gjitha në të njëjtën ditë.

Nëna e tre fëmijëve shihet në kulmin e zemërimit dhe bashkëngjitur videos me slowmotion shkruan: Dita e Karantinës # 756. Kur printeri juaj, fshesë elektrike dhe pjatalarësja, të gjitha prishen në të njëjtën ditë./tvklan.al