Nuk ia del t’i vendosë gjobë shkelësit të karantinës

Masat e ashpra të ndërmarra nga qeveria për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, me ndalimin e qarkullimit gjatë ditës së sotme, janë shoqëruar me disa episode gazmore

Të tilla janë pamjet e filmuara nga kamera amatore në zonën e Parkut të Liqenit. Nuk dihet si nisi ndjekja këmba-këmbës, por në videon duket një qytetar që ia kalon me vrap efektivit të policisë.

Ky i fundit i ngarkuar për të ndaluar qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve, madje duke vendosur dhe gjoba të majme. Por duket se në këtë rast ka mbetur “thatë” , pasi qytetari me tuta sportive i ka lënë ‘targën’ në 100 metërsh.

Ndërkohë video e dytë, është filmuar në një nga lagjet e Tiranës, ku një banor fshihet pas makinave kur kalon automjeti i policisë.

Tv Klan