Mbi 7 mijë infektime ditore në Spanjë

Mijëra britanikë që kalojnë pushimet në Francë janë dyndur drejt kufijve të vendit të tyre këtë të premte. Deri në orën 4 të mëngjesit të së shtunës, ata kanë mundësi të hyjnë lirisht në kufirin e tyre, ndërsa pas këtij orari e në ditët në vijim gjithkush që hyn në territorin britanik nga Franca duhet të qëndrojë në karantinë 14 ditore.

Qeveria e Boris Xhonsonit mori këtë vendim pasi në 24 orët e fundit në Francë u shënua shifra më e lartë e të infektuarve ditorë që prej lehtësimit të masave kundër përhapjes së Covid-19 në Maj, 2 669 të tillë.

Por teksa për qytetarët britanikë, ky vendim është i arsyeshëm, autoritetet franceze paralajmëruan Londrën për masa reciproke.

Ritmet e infektimit në gjithë Europën janë shtuar. Spanja renditet në krye me mbi 7 500 të infektuar ditorë, një shifër tepër e lartë, që tregon se në këtë vend është rikthyer përhapja pasive e Covid-19, ashtu si në muajt e parë të këtij viti.

Tv Klan