Gjermania drejt ashpërsimit të karantinës kombëtare

Rekordet e njëpasnjëshme të infektimeve për shkak të qarkullimit të një varianti të ri të koronavirusit që përhapet më shpejt detyruan kryeministrin britanik Boris Johnson të fusë për herë të tretë në karantinë si ajo e Marsit të vitit të kaluar, Anglinë dhe të zgjasë afatin për Skocinë.

Nga kjo e martë qytetarët do të lejohet të dalin nga shtëpia vetëm për arsye të caktuara, si për çështje shëndeti, për blerjet e përditshme e për punë. Të gjitha bizneset joesenciale do të mbyllen, po ashtu edhe shkollat dhe universitetet që do ta zhvillojnë mësimin plotësisht online. Masat do të qëndrojnë në fuqi deri në mesin e Shkurtit për Anglinë, ndërsa për Skocinë do të ketë një tjetër rishikim në gjysmën e dytë të Janarit.

24-orëshin e fundit, infektimet në Britaninë e Madhe shënuan një rekord të ri prej mbi 58 700 rastesh. Ekspertët thonë se fondet në spitale janë të pamjaftueshme për të përballuar një fluks të ri, çka rrezikon të shtojë viktimat e COVID-it.

Pritet që edhe kancelarja gjermane Angela Merkel të shpallë së shpejti zgjatjen dhe ashpërsimin e masave të karantinës kombëtare. Shifrat e infektimeve ne Gjermani janë të qëndrueshme por numri i viktimave shënoi një rritje të fortë pranë rekordeve këtë të Martë.

Shifra të qëndrueshme infektimesh pati në Shtetet e Bashkuara, Rusia, Itali e Francë.

Tv Klan