Karçanaj: Dëshmia e penalitetit në e-Albania, u kurseu qytetarëve mbi 47 mln lekë



Karçanaj: Dëshmia e penalitetit në e-Albania, u kurseu qytetarëve mbi 47 mln lekë

12:46 06/04/2021

Pajisja me dëshmi penaliteti ka qenë dhe është nga dokumentet më të kërkuara nga qytetarët në platformën e-Albani. Nga Janari 2020, dëshmia e penalitetit merret online, me vulë elektronike dhe pa pagesë!

Dëshmia e penalitetit është shërbim jetik për qytetarët, për çdo aplikim, për çdo zyrë. Falë shërbimit online në e-Albania 112,411 dëshmi janë dhënë me vulë elektronike!  Mbi 47 milion lekë u kemi kursyer qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare”, shkruan drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj.

Dëshmia e Penalitetit gjenerohet maksimumi brenda 5 ditësh në seksionin “Dokumentet e mia”, në e-Albania.

Falë e-Albania, qytetarët kanë kursyer para dhe kohë! Janë eliminuar 12.8 vite kohë pritje në radhë. Vetëm gjatë vitit 2020 në platformë janë gjeneruar 74,320 dëshmi penaliteti, për të cilat dikur qytetarët: Duhet të mbanin radhë në postë; Duhet të paguanin 420 lekë dhe duhet të prisnin 2 javë për të marrë dëshminë. SOT, falë e-Albania, dokumenti merret brenda 5 ditësh, pa para, pa dokumente shtesë, nga Smartphone apo kompjuteri”, shkruan Karçanaj.  /tvklan.al







Të ngjashme