Mundësi shqiptar lufton për medalje në turneun ndërkombëtar

Paris Karepi do të garojë për medaljen e bronzit në Turneun Ndërkombëtar të Mundjes që po zhvillohet në Budapest.

Mundësi i stilit të lirë për peshën 125 kilogramë fitoi me rezultatin 6 – 3 sfidën me spanjollin Kuba Vaskez e zhvilluar mesditën e së të premten.

Karepi do të përballet me sportistin nga Azerbajxhani, Magomedov. Ky turne është kualifikues për Lojërat Olimpike, por këtë të drejtë e sigurojnë vetëm finalistët në secilën peshë.

Tv Klan