Mundësi shpallet kampion në Lojërat Mesdhetare të plazhit

Paris Karepi i dha Shqipërisë të vetmen medalje në Lojërat Mesdhetare në plazh.

Mundësi i peshës +90 kilogramë triumfoi në finalen e zhvilluar në Patra. Karepi fitoi me rezultatin 2 – 0 sfidën me sirianin Omar Sarem.

Lojërat Mesdhetare në plazh u zhvilluan nga 25 deri më 31 Gusht në Greqi me vendin organizator që mori më shumë medalje.

Tv Klan