Përbërësit:

300 gr kadaif

200 gr karkaleca pa pastruar

200 gr pisele të grira

2 lime

2 kokra vezë

1 top radichio belg

bizele

mente

pak xhinxher

spec djegës i freskët

https://youtu.be/JyfIr-kC73w?t=7m53s

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim bizelet të ziejnë. Ndërkohë marrim dy të bardha veze, i shtojmë kripë dhe piper dhe i përziejmë. Marrim kadaifin dhe e ndajmë në disa fije me të cilat mbështjellim karkalecat dhe i vendosim në vezë për t’i mbyllur. Nxehim vajin dhe më pas i skuqim. Më pas përgatisim salcën e bizeleve, marrim një thelb hudhër dhe qepë dhe i skuqim në një tigan, mbi to shtojmë edhe bizelet e ziera dhe i skuqim shumë pak. Të gjithë përbërjen e fusim në mikser dhe shtojmë edhe mente të freskët. Në një tjetër tigan skuqim radikion. Në një mikser bëjmë një salcë me xhinxher, pak spec djegës, pak lime dhe vaj ulliri. Në pjatë vendosim fillimisht salcën e bizeles, vendosim radikion, mbi to karkalecat me kadaif dhe shtojmë pak salcë me xhinxher dhe spec djegës.

/tvklan.al