Ngjyrat, të qeshurat, këngët dhe kostumet tradicionale të Karnavaleve të Korçës do të rikthehen sërish në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Opereta shqiptare me tre akte, që ironizon shoqërinë feudale-borgjeze, përmes notave të humorit, mbetet një nga shfaqjet më të dashura për publikun.
Narrativa dhe loja aktoriale e shfaqjes sillet rreth fejesës së Afrovitit. I ati, Nikollaq Samarxhiu do një dhëndër të kamur për vajzën, e ëma, Olimbi, një dhëndër intelektual, e këtu nis gjithë konflikti në familjen e pasur korçare.
Kësaj here Teatri i Operas dhe Baletit fton edhe publikun që t’i bashkohet atmosferës së karnavaleve dhe te jenë me maska.
Shfaqja do të luhet për tre netë, duke nisur nga data 24 Mars.
Tv Klan