Shkak për shtyrjen, infektimi i balerinave me Omicron

Miliona brazilianë dhe turistë nga e gjithë bota janë zhgënjyer teksa kanë marrë lajmin e hidhur se karnavalet e famshme të Rio de Zhaneiros, të planifikuara për në muajin Shkurt janë shtyrë për në datë 21 Prill. Rreth shtatë milionë turistë shijuan këto parada magjike në vitet para pandemisë së koronavirusit.

Kështu ka vendosur administrata komunale e kryeqytetit brazilian, për shkak të shtimit të rasteve me Covid sidomos mes balerinave. Festimet e “Carnaval de Rua” – Karnavalet e rrugës, shoqërohen krahas balerinave edhe nga grupe muzikore dhe animatorë që kërcejnë nën ritmet e sambas.  Kërcimtarët po stërviten ndërkohë në shkollat ​​e sambas në Rio Sambodromo, një qendër që mund të mbajë deri në 70,000 njerëz.

Vitin e kaluar Sambodromo, në vend që të priste paradat u përdor si qendër vaksinimi. Balerinat janë shprehur kundër akuzave se ato mund të ndikojnë në përhapjen e Covid-19 duke e konsideruar këtë insinuatë si shumë negative. Sipas tyre me Karnavalet përcillet një identitet kulturor ndaj ato nuk kurrë do të rrezikonin shëndetin e njerëzve.

Pandemia ka marrë më shumë se 622,000 jetë në Brazil dhe vendi është në mes të një vale tjetër, të nxitur nga varianti Omicron. Ndërsa varianti Omicron po përhapet me shpejtesi, pas festave të Vitit të Ri, Brazili ka shënuar një rekord të infeksioneve të reja ditore. Në 24 orët e fundit rastet kanë qenë 168 mijë e 820 të infektuar një numër i vogël, duke qenë se Brazili ka 212 milionë banorë ku deri tani kanë rezultuar vetëm 396 viktima.

Përpara ardhjes së Omicron në Brazil kishte rënie të numrit të infeksioneve. Rreth 70% e popullsisë së rritur braziliane ka marrë dy doza të vaksinave kryesisht kineze. Karnavalet moderne braziliane e kanë origjinën në Rio de Zhaneiro në vitin 1641, kur borgjezia e qytetit importoi praktikat e mbajtjes së ballove dhe festave nga Parisi. Më vonë në Karnavale u përfshinë edhe elementë të festimeve afrikane.

Klan News