Karnavalet e Shkodrës sollën jo vetëm një atmosferë festive për tre ditë në qytet, por edhe një impakt direkt në turizëm dhe ekonominë e qytetit.

Ata që përfituan më së shumti ishin bizneset e shërbimit, përfshi hotelet e restorantet, por edhe ata të prodhimit të veshjeve për këtë festë të veçantë.

Vetëm maska u prodhuan dhe u shitën më shumë se 5 mijë copë gjatë ditëve të kësaj maratone karnavalesh.

Gjithashtu ai thekson se ky aktivitet solli një interes të shtuar edhe të të huajve, kryesisht për prodhimin e maskave në vetvete.

“Jam shumë e habitur sesi ka mundësi që ekziston kjo lidhje e kulturës veneciane këtu në Shqipëri”.

Prania e shtuar e të huajve përgjatë këtyre ditëve reflektohet edhe rrugëve të qytetit.

“E ndiejnë restorantet, biznesi. Kjo ndjehet. Dje për shembull ka pasur një numër jashtëzakonisht, kërkonin një maskë për të marrë pjesë në mbrëmje”.

Karnavalet e Shkodrës u mbajtën për tre ditë me radhë, dhe krahas artistëve dhe të rinjve nga Shqipëria, morën pjesë edhe grupe e të rinj nga trevat e tjera shqipfolëse.

Tv Klan