Makina hyn mes turmës në festën e Karnavaleve


Makina hyn mes turmës në festën e Karnavaleve

13:11 20/03/2022

6 të vrarë e 20 të plagosur. Përjashtohet pista e terrorizmit

Gjashtë persona humbën jetën dhe të paktën 20 të tjerë u plagosën pasi një automjet hyri mes pjesëmarrësve në festën e karnavaleve në jug të Belgjikës.

Ngjarjarja ndodhi në fshatin Srtepi Brakonji, rreth 50 kilometra në jugperëndim të Brukselit rreth orës 6 të mëngjesit.

Policia arrestoi drejtuesin e automjetit dhe një person që e shoqëronte, të dy rreth të 30-ave. Ata nuk kishin precedentë penalë. Hetuesit thanë se gjasat janë të pakta që ngjarja të ketë lidhje me një sulm terrorist.

Nuk përjashtohet mundësia që të rinjtë të kenë qenë nën efektin e alkolit. Ngjarje të tilla i kujtojnë Belgjikes, sulmet e shumta që goditën vendin në vitet 2015-2016, kryesisht në Bruksel. Prej asaj kohe, ky vend ashtu si dhe Franca e vende të tjera europiane ndërmorën masa të ashpra kundër celulave terroriste të Shtetit Islamik, përgjegjëse për atentatet që u morën jetën qindra të pafajshmëve.

Tv Klan









Të ngjashme