Karriera e modelingut të ariut 28-vjeçar



Karriera e modelingut të ariut 28-vjeçar

09:00 11/10/2020

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rusi. Një ari i murmë, i cili u braktis nga e ëma, u rrit nga çifti Rus Sveltana dhe Yuri Pantileenko.

Kjo ka bërë që ariu të jetë miqësor me njerëzit dhe për pasojë ka tërhequr vëmëndjen e fotografes 40-vjeçare Mila Zhdanova, e cila krijoi një set fotografish me titull “Fantazi”.

Ariu 28-vjeçar Stepan pozoi pranë modeleve të veshura me kostume tradicionale ruse. Shkrepjet janë bërë për disa muaj me radhë në Moskë, pasi Stepani punon vetëm gjysmë ore në ditë.

“Njerëzit e steriotipizojnë Rusinë si vend. Mendojnë se ne nuk dimë të qeshim dhe kemi arinj që sillen rrugëve. Po, ne kemi arinj, por dua t’i dëshmoj botës se ne qeshim dhe Stepani ma ka bërë punën akoma më të lehtë”, shprehet fotografja.

Çifti i pronarëve ka thënë se ka pasur kërkesa të shumta për ta parë dhe takuar ariun 340 kilogramësh.

/tvklan.al





Të ngjashme