Aktori i mirënjohur Johnny Depp ka pranuar se Hollywood e ka bojkotuar që prej ndarjes së tij nga aktorja Amber Heard dhe akuzave ndaj tij për dhunë bashkëshortore. Në një intervistë për The Sunday Times ka thënë se pavarësisht kësaj ai pritët të nderohet me disa çmime në Europë.

Johnny Depp deklaroi se ai po bojkotohet nga Hollywood duke pranuar vështirësitë profesionale dhe absurditetin e medias sipas tij pas një pesëvjeçari plot vështirësi që nga ndarja me Amber Heard në vitin 2016, ku akuzohej për dhunë në familje.

Aktori 58-vjeçar foli me “The Sunday Times” për dramën e tij të re Mina mata, e cila ende nuk ka siguruar një dalje në SHBA. Kujtojmë që Depp, i cili ka luajtur role të tilla si Edward Scissorhands, Willy Ëonka dhe Jack Sparrow, vitin e kaluar humbi një  gjyqin për shpifje kundër gazetës “The Sun”, e cila e kishte etiketuar atë si një “dhunues të gruas”.

Por pavarësisht krizës në karrierën e tij në SHBA, Depp do të nderohet nga festivali i Filmit në Spanjë San Sebastian muajin e ardhshëm, dhe Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Republikën Çeke Karlovy Vary.a 

Klan News