Karta Rinore Europiane e cila njihet në 36 vende të Europës, nga sot është e disponueshme dhe për gjimnazistët dhe studentët shqiptarë. Mbajtësit e kartës përfitojnë ulje në disa sektorë nga akomodimi, udhëtim, trajnime e studime, sektorin shëndetësor apo shopping. Teksa shpërndau kartat e para, kryebashkiaku Veliaj tha se ajo do të jetë e disponueshme dhe për të rinjtë në gjithë Shqipërinë. 

Erion Veliaj: Falë ndihmës së qeverisë dhe kryeministrit, po e bëjmë edhe në bashkitë e tjera. Komplimenti më i madh nuk janë duartrokitjet, por fakti se Karta Rinore Europiane e njeh sot partneritetin me Tiranën dhe thonë: ‘Këtë mrekulli që këta bënë në kaq pak kohë, duke mbledhur kaq shumë shërbime, do duhet që ta çojmë në një nivel tjetër.

Uljeve që ofrojnë mbi 60.000 bizneset në Europë, do t’i shtohen dhe  2000 shërbime që Shqipëria ofron nëpërmjet Kartës së Studentit.

Erion Veliajj: Deri sot na janë përgjigjur dy mijë sipërmarrje dhe mbi 75% e studentëve të Tiranës e kanë kartën e studentit. Shpenzimet nuk mbarojnë, …., është diçka të ndihmon, sidomos në këto kohë ku të gjithë duhet të jemi pak më kursimtarë. Por, me Kartën Rinore Europiane që shpërndajmë sot ne kemi dalë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Në total janë rreth 7 milion kartëmbajtës në të gjithë Europën.

Tv Klan