“Kartolina” nga Marsi


“Kartolina” nga Marsi

15:07 09/08/2020

Sonda hapësinore Curiosity ndodhet në planetin Mars që prej vitit 2012 dhe që prej atëherë ka shkrepur disa imazhe të jashtëzakonshme nga Planeti i Kuq.

NASA e ka dërguar atje për të zbuluar nëse ka ujë ose ndonjë provë të jetës së lashtë.

Për të shënuar 8-vjetorin qëkur sonda arriti në Mars, NASA ka shpërndarë për publikun disa “kartolina” me pamjet më të bukura të kapura nga mjeti.

Mes fotove është edhe një selfie e kryer nga sonda gjatë një stuhie rëre. Siç duket në sfond, qielli është i mbuluar nga stuhia.

Curiosity ka 17 kamera dhe një krah robotik që i lejon të studiojë ajrin dhe tokën duke i dhënë mundësinë që të lëvizë në terrene të ndryshme.

Në Shkurt të 2020, NASA nisi një tjetër sondë, kësaj here të një gjenerate tjetër që quhet Perseverance.

Sonda e re do t’i bashkohet Curiosity dhe sëbashku do të mbledhin gurë ndërsa më pas do të kthehen në Tokë./tvklan.al




Të ngjashme