Xhensila Myrtezaj ka ndarë kartolinën e saj të Krishtlindjeve një muaj larg ditës së festës zyrtare. Në fotot e postuara në rrjetet sociale, Xhensila ka pozuar së bashku me bashkëshortin, aktorin Bes Kallaku dhe vajzën e tyre, Ajkën.

Pranë pemës së ndriçuar nga dritat e vogla, e veshur me një fustan të gjelbër e të errët dhe me një oxhak pas tyre, familja buzëqesh e lumtur. Mami Xhensila është kujdesur që veshja e saj të jetë njësoj me të vajzës, pasi edhe Ajka shihet me një fustan të gjelbër me fjongo të bardhë.

“Jeta është e shkurtër, kaloje me familjen, qesh dhe ndjehu e dashur”,  ka shkruar Xhensila./tvklan.al