Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve nisi këtë të enjte rinumërimin e votave për 114 qendrat e votimit të Qarkut të Beratit, vetëm për subjektet zgjedhore. Rinumërimi filloi në orën 15:00 dhe u mbyll rreth orës 20:00, dhe do të rinisë sërish të premten në orën 09:00.

Nga rinumërimi i 46 kutive të para, diferenca mes Partisë Socialiste dhe LSI është 74 vota, nga 77 që ishin më parë.

Sipas kërkesës ankimore të partive opozitare, në këtë qark ka pasur parregullsi në procesin e numërimit çka sipas tyre ka ndikuar në mosmarrjen e 1 mandati nga LSI.

Ndërkohë, për 2 kërkesat ankimore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun e Vlorës, KAS vendosi t’i rrëzojë.

Tv Klan