Në 52 kuti të rinumëruara, LSI 3 vota plus, PS minus 1, PD minus 13

Në KQZ prej mëngjesit të sotëm ka nisur rinumërim i fletëve të votimit për Qarkun e Durrësit sipas kërkesës ankimore të bërë nga LSI.

Aktualisht nga 108 kuti që do të rivlerësohen ka numëruar 52.

LSI ka rikuperuar deri në këtë fazë 3 vota ndërkohë që votat që i nevojiten për të marrë një mandat në këtë qark janë 136.

Pas kqyrjes së fletëve, 1 fletë votimi që ishte përllogaritur si e vlefshme për PS është cilësuar nga KAS si e pavlefshme dhe 13 të tilla për PD janë cilësuar të pavlefshme.

Tv Klan