Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve nuk pranon kërkesën e PD dhe LSI për të kërkuar prova shtesë nga institucionet ligjzbatuese për pretendimet që kanë se votat në qarkun e Gjirokastrës janë manipuluar.

Nga 19 kërkesa KAS pranoi vetëm të verifikojë të dhënat për shenjat e gishtave të votuesve në Gjirokastër, të cilat nxjerrin nëse votuesit kanë votuar më shumë se 1 herë.

Mbledhjet e shumta të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve u shoqëruan me diskutime të forta mes përfaqësuesve të palëve, sidomos për akuzat që lidheshin me emigrantët e penguar të votojnë në zgjedhjet parlamentare.

Për PS, akuzat e opozitës nuk kanë asnjë bazë ligjore. Qarku tjetër që do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës, është Berati. Partia Demokratike kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve parlamentare në 9 qarqe duke akuzuar për parregullsi dhe manipulime.

Klan News