Rrëzohet kërkesa e koalicionit për emrin e Sali Berishës

Krah Edi Ramës dhe Enkelejd Alibeajt, në fletën e votimit, si kryetar i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, do të jetë Ilir Meta. Ky është vendimi që mori Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve qe pranoi kërkesën e PD-së.

Ilir Meta i bëri përpjekjet e tij për të vendosur Sali Berishën në fletën e votimit, si drejtuesin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Me anë të një shkrese që mbante firmën e përfaqësuesit të koalicionit, Endrit Braimllari, ky koalicion njoftonte KQZ-në se drejtues i koalicionit është deputeti Sali Berisha.

KAS rrëzoi dhe një tjetër kërkesë të koalicionit opozitar. U vendos që logo dhe simbolet e partive të jenë në fletën e votimit.

Klan News