KAS ka rrëzuar edhe një herë kërkesën e subjekteve të opozitës për prova shtesë nga institucionet në funksion të hetimit administrative, kësaj here për Qarkun e Tiranës.

Të vetmet prova që do të administrohen janë ato të kërkuara nga 2 anëtarë të këtij organi për të dhënat e nxjerra nga pajisjet e identifikimit biometrik si dhe pamjet filmike të marra në mbyllje të procesit të votimit në shkollën “Arben Broci” në kryeqytet.

Ndërkohë, pasdite KAS do të mblidhet për shqyrtimin e provave për ankesat e bëra nga PD e LSI për Qarkun e Shkodrës e Durrësit.

Tv Klan