Pranon kërkesën e LSI-së

KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së PD për marrjen e informacioneve shtesë nga institucionet dhe entet tjera publike në lidhje me ankimimin për  Qarkun e Vlorës. Nga ana tjetër, është pranuar e kërkesa e LSI-së lidhur me informacionin se sa pajisje PEI kanë funksionuar në Qarkun Vlorë.

Me kërkesën e dy anëtarëve të KAS do të kërkohet dhe informacioni i kryqëzimit të të dhenave të pajisjeve PEI për Qarkun Vlorë. Mbledhja u shty për ditën e nesërme./tvklan.al