Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e opozitës për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në Korçë, Elbasan dhe Fier.

Kujtojmë që nga të gjitha ankimimet KAS pranoi vetëm kërkesën e LSI-së për Beratin dhe Durrësit ku u rinumëruan disa Qendra Votimi.

Megjithatë pavarësisht procesit të rinumërimit, sips KAS nuk kishte arsye për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet.

Kujtojmë që në Kolegjin Zgjedhor ka nisur shqyrtimi i ankimimeve të opozitës. Çështja e parë që po shqyrtohet është rezultati i zgjedhjeve në Gjirokastër./tvklan.al