Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe LSI-së për përsëritje zgjedhjesh në Qarkun e Vlorës.

KAS ka lënë në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror, Ilirjan Celibashi, i cili disa ditë më parë ka miratuar tabelën përmbledhëse të zgjedhjeve për Vlorën. Ky vendim i KAS mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor.

Kujtojmë që më herët, KAS vendosi hapjen e 114 kutive për Qarkun e Beratit./tvklan.al