Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ i ka dhënë të drejtë Kuvendit dhe ka vendosur që të rrëzojë vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve duke i hapur rrugën shqyrtimit dhe votimit të 2 projektligjeve, atë të Paketës së Maleve dhe disa ndryshimeve në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Sipas Celibashit, miratimi i këtyre dy nismave 3 muaj përpara zgjedhjeve binte ndesh me Kodin Zgjedhor dhe ndikon drejtpërdrejtë në ekonomi duke prishur barazinë në prag të zgjedhjeve.
Por sipas Kuvendit, komisioneri gabonte pasi bazohej mbi perceptime.
Tv Klan